Kufiri Shqipëri – Greqi, sekuestrohen 300 kg hashash NULL NULL 26/02/2017 26/02/2017 Në një operacion të koordinuar që ka përfunduar në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, Departamenti i Antidrogës së Follorinës, në bashkëpunim me forcat policore kufitare të Kristalopigjisë (ana greke e Doganës së Kapshticës) kanë konfiskuar në zonën e Prespës mbi 300 kg lëndë narkotike të dyshuar si hashash, të sjellë nga Shqipëria, njofton Top Channel. Gjithashtu është arrestuar një shtetas shqiptar, ndërsa dy bashkëpunëtorë të tjerë të tij janë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për një prej dhjetëra operacioneve të zhvilluara muajt e fundit në kufijtë greko-shqiptarë, në një moment kur sipas një artikulli të fundit të gazetës “Ethnos”, baronët shqiptarë po “bombardojnë” Greqinë dhe Italinë me drogë. Duke e quajtur Shqipërinë “Kanabistan”, gazeta thekson se viti 2016 kishte prodhimin rekord më të madh të 20 viteve të fundit të hashashit, dhe rrjetet e ndryshme të trafikimit “bombardojnë” nga ajri, toka e deti Greqinë dhe Italinë me sasi të mëdha droge. Gazeta vë në dukje se, deri në tetorin e kaluar, policia shqiptare ka shkatërruar 2.5 milionë rrënjë kanabis sativa në krahasim me 780 mijë të tilla të shkatërruara në vitin 2015 dhe 530 mijë në vitin 2014, përcjell Top Channel.
Kosova “Prava Montenegro” e gatshme ta tërheq mocionin ndaj Abazoviq veç nëse arrihet një marrëveshje 9 minuta më parë
Kosova 32-vjetori i themelimit të PVD-së, Kamberi: Partia e vetme që bashkon shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës 10 minuta më parë
Kosova Ymeri (SBASHK): Nëse s’përmbushen kërkesat, dëmtohet fillimi i vitit shkollor (VIDEO) 10 minuta më parë