Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kufijtë ndërmjet shteteve që kanë thyer stereotipe

NULL NULL
15.03.2016 22:00

Çdoherë kur dëgjojmë për fjalën “kufijtë shtetërorë”, zakonisht na shkon mendja tek roje të armatosur deri në dhëmbë, qentë e trajnuar mirë, tela me gjemba dhe kontrolle strikte të pasaportave.

Por, nuk është gjithmonë kështu! Siç duket kufijtë në mes të disa shteteve janë thjesht vetëm disa vija simbolike, të cilët kalojnë nëpër trotuar, transmeton Klan Kosova.

 

Gjermani – Republika Çeke

Kjo pamja madhështore është kufiri në mes të Gjermanisë dhe republikës Çeke. Pamja thjesht të lë pa frymë.

1

 

Norvegji – Suedi

Kjo pjerrësi është kufiri në mes të Norvegjisë dhe Suedisë

2

 

Poloni – Ukrainë

Peshku gjigant që kalon në mes të Polonisë dhe Ukrainës simbolizon kufirin kombëtar në mes të këyre dy vendeve. Kreator është artisti polak Jaroslaë Koziara

peshku

 

Suedi – Finlandë

Në kufirin në mes të këtyre dy vendeve ju madje edh mund të luani golf.

golf

 

Argjentina – Brazili – Paraguaji

Argjentina – në të majtë, Brazili – në të djathtë, Paraguaji – në mes

paraguaji

 

Brazili – Uruguaji

Kufiri në mes të këtyre dy shteteve kalon në për trotuar. Brazili në të majtë, Uruguaji në të djathtë.

trotuari

 

Kanadaja – Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kufiri në mes të Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara kalon përmes vendit të quajtur Derby Line – nëpërmjet ndërtesave.

derby

 

Belgjikë – Holandë

Mund të hyni në kafene në Holandë dhe të dilni nga ajo në Belgjikë.

holande

 

Nepal – Kinë

Kufiri në mes të Nepalit dhe Kinës kalon direkt mbi malin Everest.

everest

 

Gjermani – Holandë

Kufiri në mes të Gjermanisë dhe Holandës është shënuar me një shirit metalik në qendër të qendrën e biznesit Eurode. Edhe pse kutitë postare janë në të dyja anët e kufirit, letrat mbërrijnë tëk marrësit e tyre vetëm pas një jave.

posta

 

Rusia – Shtetet e Bashkuara

Ky është ishulli në mes të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ishulli është vetëm 35 km larg nga Chukotka dhe Alaska. Pavarësisht kësaj, diferenca në kohë është 21 orë.

ishulli

 

Kina – Mongolia

Nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme në kufirin në mes të Kinës dhe Mongolisë. Vetëm dy dinosaurë duke u puthur.

dino

 

 

 

 

lajme të ngjashme