Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuçi: Keni problem me fuqinë time politike

NULL NULL
21.05.2015 17:20
Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi i kundërpërgjigjet interpelancës së partive opozitare .

Ministri  i Drejtësisë ,Hajredin Kuçi ka thënë se e respekton debatin dhe interpelancën parlamentare , por disa ende nuk e kuptojnë ndarjen konceptuale të pushteteve.

Kuçi shtoi se ai e ka drejtuar ministrinë përtej pajtimeve pozitë – opozitë, por e ka drejtuar me një konsensus nacional.

Ndër të tjera ministri Kuçi i përmendi disa nga sukseset e tij në drejtimin e ministrisë.

“Angazhimi im ka qenë ta ndërtoj infrastrukturën e drejtësisë për një sistem më të suksesshëm. Që kur jam unë shumica e ligjeve janë votuar me konsensus me përkrahje nga të gjithë partitë politike, madje edhe me vota të Vetëvendosjes “, shtoi, Kuçi.

Problemi i opozitës sipas tij nuk është te funksioni i tij si ministër por funksioni i tij si person politik, duke e përmendur fuqinë e tij politike si shqetësimi kryesor për opozitën

“Unë e di se keni problem me fuqinë time politike jo me fuqinë time si ministër,prandaj e keni bërë edhe këtë mocion.” u shpreh Kuçi.

Ministri i Drejtësisë e cilësoi çështjen e Gjykatës Speciale si diçka që nuk varet vetëm nga ai dhe nga qeveria e Kosovës.

“Nëse mendoni që një individ mundet me nalë Gjykatën Speciale sot po jap dorëheqje” përfundoi Kuçi

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.