Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ku do të “vendoset” Muzeu i Artit Bashkëkohor?

NULL NULL
02.09.2024 21:19
Foto nga ministri Hajrulla Çeku
Foto nga ministri Hajrulla Çeku

Muzeu i Artit Bashkëkohor, i cili ligjërisht u themelua në dhjetorin e vitit 2023 tash ka lokacionin e ndarë.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku përmes një postimi në Facebook, transmeton klankosova.tv.

Ministri më tej thotë se në pajtim dhe bashkëpunim me ministrinë e Punëve të Brendshme ky muze do të vendoset brenda aneksit të ndërtesës së ish-Rilindjes.

Në fazën e parë do të hartohet projekti, ndërsa pa humbur kohë do të shpallen procedurat për realizimin e punimeve.

“Kosova do të ketë një muze që do të fuqizojë lidhjet dhe pozicionin tonë shtetëror në skenën botërore të artit, institucion të rëndësisë së veçantë që do të ofrojë mundësi të reja zhvillimi dhe promovimi për artin dhe artistët tanë bashkëkohorë”, shkruan ministri.

lajme të ngjashme