Ktheu librin në biblotekë pas 52 vjetësh - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ktheu librin në biblotekë pas 52 vjetësh

NULL NULL
17/10/2015

 Një fjalë thotë: Më mirë vonë, se kurrë.

Këtë parim si duket e ka ndjekur një lexues që kishte huazuar një libër në një biblotekë 52 vite më parë, transmeton Klan Kosova.

Ai i ktheu prapë librat që i kishte huazuar Biblotekës Universitare të Portland State në Oregon, të cilat i kishte mbajtur për 52 vjet.

 Në vitin 1963 dikush kishte marë dy libra për një fjalim që kishte në shkollën e mesme.

Librat që kishte marë ai për tu përgaditur ishin: “Parimet themelore të fjalës” si dhe “Parathënie e leximit kritik”.

Punonjësi i kësaj bibloteke Joan Petit, është shprehur se librat janë aq të vjetër sa që stafi nuk dinë se çfarë të bëjnë me to.

Kjo sepse koha kur janë huazuar këto libra kishte mënyrë tjetër të klasifikimit, e tani çdo gjë bëhet në mënyrë digjitale.

Por punonjësit të cilët janë në komisionin e librave të vonuar, thonë se janë mirënjohës se biblotekës i janë kthyer këto tituj.

 Lexuesi për shkak të vonesës kishte vendosur që librat t’i dorëzoj me një letër anonime dhe jo personalisht.

“Unë pranojë që librat janë të vjetëruara, por ju mund të vendosni për fatin e tyre tani”, shkruan mes të tjerash në letrën anonime.