Kthehet treshja e Top Gear NULL NULL 13.05.2015 18:26 13.05.2015 18:26 Top Gear ka qenë një prej emisoneve shumë të veçanta. Mosvazhdimi pas problemeve me televizionin pati lënë shumë njerëz të pakënaqur, ndaj ata kanë vendosur të kthehen bashkë. Jeremy Clarkson, Richard Hammond dhe James May do të ribashkohen dhe duket se ata do ta rinisin pikërisht aty ku e kishin lënë me Top Gear. Treshja e famshme u mblodh bashkë pasi BBC e shkarkoi Clarkson nga emisioni Top Gear pas disa mosmarrëveshjesh dhe Clarckson ka folur për karakteret e tyre të ndryshme, duke e krahasuar treshen si një gatim i përzier me vezë… “por që funksionon”. Një video promocionale për turin e tyre të ardhshëm do të ngacmojë imagjinatën e adhuruesve të tyre, pasi në të shfaqet një gallatë e organizuar nga lideri i bandës Clarkson, ku përfshihet një vinç, një piano e ngritur lart në ajër dhe një makinë klasike që qëndron në tokë. https://www.youtube.com/watch?v=R5eo-jcirbY