Kthehet Pogba? NULL NULL 02.05.2015 13:58 02.05.2015 13:58 Paul Pogba mund të luaj kundër Realit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të UEFA Champions League. Francezi pas analizave është bashkuar me ekipin në stërvitje para ndeshjes me Realin dhe ka gjasa te filloj nga stoli ndeshjen gjysmëfinale. Paul Pogba është një nga lojtarët më të aktivizuar në formacionin e Massimilano Allegrit gjatë këtij sezoni. Ai ka rezultuar vendimtar në shumë përballje duke e ndihmuar “Zonjën e Vjetër” në rrugën drejt titullit të katërt rresht në Serie A. Prania e tij në gjysmëfinalet e Champions League do të ishte një plus i madh për ekipin italian që kërkon finalen e madhe të Berlinit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.