Kthehet nga Kanadaja si avokate, vajza e heroit viziton varrin e babait me diplomë në dorë

Kthehet nga Kanadaja si avokate, vajza e heroit viziton varrin e babait me diplomë në dorë

NULL NULL
2 years më parë

Arnisa Morina, vajza e dëshmorit Mehdi Morina, të rënë në luftën e fundit është kthyer nga Kanadaja ku ka përfunduar studimet.

Ajo sot u kthye si avokate nga ky vend me ç’rast ka bërë një veprim emocionues.

Arnisa ka vizituar varrin e babait me diplomë në dorë.

Postimi i plotë i Arnis Morinës:

“Babi, tani jam në shtëpi. ?? Dad, I’m home. ??‍⚖️Unë te solla një dhuratë sot: diplomën time nga shkolla e drejtësisë, sepse vajza juaj e vogel është bërë Avokate, falë teje Babi. Kjo diplomë duhet të mbajë emrin tënd, Babi. Do të doja të falënderoja për gjithçka që kam dhe gjithçka që jam. Babë, ti je forca dhe buzëqeshja ime. Kam jetuar jetën duke shpresuar që të ngjaj ty, Babi. Ndihem krenare që them se unë jam bija e një heroi, Mehdi Morina, i cili sakrifikoi dhe vdiq për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Si Avokate, unë do të vazhdoj të ec nën hapat e tuaja Babi, për të avokuar kundër padrejtësivë të kryera ndaj Kosovës dhe popullit të saj.❤️ Të don shumë vajza e vogel, Avokatja.”