Kthehet në funksion njësia B1 e Termocentralit Kosova B NULL NULL 22.06.2025 19:48 22.06.2025 19:48 Termocentrali Kosova B i KEK-ut. Foto: Klankosova.tv Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B1 e Termocentralit Kosova B është kthyer në operim pas sanimeve intensive. KEK-u tha se punimet kanë përfunduar rreth orës 15:30m kur edhe filloi procesi i shartimit të njësisë, ndërsa në ora 18:39, njësia u sinkronizua me rrjetin elektroenergjetik dhe aktualisht, sipas tyre, është në gjendje të plotë funksionale. “Punimet kryesore të realizuara gjatë kësaj periudhe përfshijnë: Sanimi i rrjedhjeve në kaldajë, me ndërrimin e rreth 30 gypave të dëmtuar në nivele të ndryshme; Sanimi i rrjedhjeve në kondenzator, me eliminimin e rreth 410 gypave me rrjedhje; Intervenime në skarën 1 dhe 2, me qëllim përmirësimi të performancës së djegies; Riparime në barrierën termike të pompës furnizuese PF1; Sanimi i defekteve në filtrin elektrik, në 7 nga 8 fushat e tij, me angazhim të pandërprerë teknik”, thuhet në njoftimin e KEK-ut, transmeton Klankosova.tv. Sipas KEK-ut, njësia B1 e Termocentralit Kosova B, bazuar në një fotografi, po prodhon 245.2 megavat në orë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999 (VIDEO) 3 orë më parë