Kthehet Benz NULL NULL 08.05.2015 16:59 08.05.2015 16:59 Pas një kohe jashtë fushave, ktheht snajperi francez, ndoshta në kohën kur më shumë iu nevojitet mbretërve. Numri nëntë i mbretërve, Karim Benzema, duket se është rikuperuar nga lëndimi dhe është gati për tu kthyer në fushat e blerta. Sulmuesi francez mbeti jashtë shkaku i një lëndimi në kofshë, që e mbajti edhe larg përballjes me Juventus të cilën Real e humbi 2-1, në Torino. Por, duket se gjithçka i takon së shkuarës dhe ‘Coco’ është në dispozicion në Carlo Ancelottit. Ai është në dispozicion, dhe ndihet mirë, unë do të vendosë nesër nëse ai do të luaj titullar, ose do ta lë në bankën rezervë” – tha Don Carlo. Mbretërit nesër nga ora 20:00, takohen me Valencia, ndaj ky kthim i Benzemas do të jetë ndihmë e madhe për ekipin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.