Kryeziu: Po e respektojmë veten e pastaj kundërshtarin – ambiciet janë për ta kaluar grupin NULL NULL 05.10.2023 20:59 05.10.2023 20:59 Lojtari i Ballkanit i cili sot e shënoi golin e parë, Almir Kryeziu, ka folur pas fitores që ekipi nga Suhareka arriti ndaj Dinamo Zagrebit me rezultat 2:0 në kuadër të Uefa Conference League. Ai tha se ishte një ndeshje e vështirë duke e ditur se Dinamo Zagrebi është një ekip i madh, por sipas tij, prej lojtarit të parë e deri te i fundit e kanë dhënë maksimumin për të ardhur deri te fitorja. “Besoj që i gjithë stafi në krye me Dajën janë duke bërë një punë të shkëlqyer. Po e respektojmë veten e pastaj kundërshtarin. Mendoj që momenti më i rëndësishëm deri sot është goli që e shënova”, tha ai, njofton Klankosova.tv. Tutje, ai foli për ambiciet e së ardhmes, duke thënë se objektivi i Ballkanit është që ta kalojë grupin “Duke e ditur se bëmë një ndeshje të madhe sot, mendoj se rriten ambiciet tona për ta kaluar grupin. Besoj realisht se mund ta kalojmë grupin edhe pse është shumë e vështirë”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025