Kryeziu: Moszbatimi i vendimit të Kushtetueses paraqet vepër penale (VIDEO) NULL NULL 17.05.2023 18:35 17.05.2023 18:35 Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, duke iu referuar vendimit për Manastirin e Deçanit, ka thënë se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga ana e institucioneve të Kosovës, paraqet vepër penale. Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka shtuar se çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese bëhet ligj dhe se ai duhet të zbatohet. “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë ligje – bëhen ligje. Për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, në shtetet demokratike kanë të drejtë që të debatojnë qytetarët, shoqëritë civile – do të thotë të gjithë organizmat që nuk janë organe të shtetit”. Sipas tij, organet e shtetit nuk kanë të drejtë debati, vetëm kanë detyrë zbatimin e këtyre vendimeve sepse ato shndërrohen në ligje të cilat dalin në faqen zyrtare. “ Të gjitha këto janë mendime politike. Shikoni, aspekti juridik, një shtet juridik dhe ligjor ka për detyrë t’i zbatojë vendimet e gjyqësorit sepse gjyqësori është kurrizi i shtetit dhe i funksionimit të shtetit”. Tutje, ai shton se për të qenë shtet ligjor dhe juridik, zyrtarët e shtetit e kanë për detyrë që t’i zbatojnë vendimet e Kushtetueses. “A është vendim i mirë apo jo? Lidhur me atë mund të diskutojmë të tërë sepse jemi në demokraci, por autoritetet zyrtare që janë kompetente për zbatimin e vendimeve, duhet t’i zbatojnë ato, përndryshe është vepër penale”. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv