Kryeziu: Deputetët duhet të vazhdojnë me formën e hapur të votimit (VIDEO) NULL NULL 26.06.2025 23:40 26.06.2025 23:40 Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka obliguar deputetët e Kuvendit që jo më vonë se tridhjetë ditë nga dita e sotme, të përmbushin detyrimin e tyre kushtetues për konstituimin e Kuvendit përmes zgjedhjes së Kryetarit/es dhe të nënkryetarëve të tij. Kjo u precizua në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të publikuar të enjten mbrëma, duke konfirmuar edhe raportimin e Klankosova.tv (GJEJENI KËTU) të bërë ditën e sotme. Për këtë aktgjykim sonte në Edicionin Special, ka folur ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu. Kryeziu tha se Kushtetuesja ka sqaruar se votimi duhet të vazhdojë në formën e hapur. “Po, kryesuesi i Parlamentit është një person teknik dhe jo vendimarrës. Ai është dashur që t’i zbatojë ato pikat të cilat i ka trajtuar bashkë me ish-kryetarin e Parlamentit. Dhe nuk ka pasur nevojë të hyjë në këso tema të paqena që kanë shkaktuar dëme, e dëmi kolateral është se nuk është konstituar Kuvendi”, tha Kryeziu në Klan Kosova./ Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.