Serbia s’e dorëzon para drejtësisë, kryeterroristi Radojiçiq organizoi ekskurzion për fillorisët serbë të Kosovës NULL NULL 15.12.2024 23:04 15.12.2024 23:04 Kryeterroristi serb, Milan Radojiçiq, të cilin Serbia nuk po e nxjerr dot para drejtësisë për sulmin e Banjskës, ka organizuar udhëtim dimëror për nxënësit serbë të shkollave fillore nga komunat e Kosovës. Grupi përfshinte 300 nxënës, kryesisht nga komunat e Novobërdës, Vitisë, Gjilanit dhe Kamenicës, dhe të njëjtit ishin akomoduar në njërin prej hoteleve, në bjeshkët e Zlatiborit, transmeton klankosova.tv. Në njërin prej njoftimeve të lëshuara nga disa prej shkollve të nxënësve që udhëtuan, thuhet se atje pjesëmarrësit realizuan shumë aktivitete. ”Gjatë qëndrimit, ata përjetuan aktivitete të ndryshme, përfshirë udhëtimin me gondolën më të gjatë në botë dhe vizitën në kompleksin kulturor ”Mecavnik”. Ky udhëtim që do të merrte nxënës serbë nga Kosova dhe do të bartte për në Zlatibor, thuhet të jetë realizuar nga gjashtë deri më tetë dhjetor, dhe fillimisht shihej nga drejtuesit e shkollave si gjest bamirësie. Megjithatë raportohet se këta nuk janë i vetmi grup të cilët udhëtuan, meqë siç raporton ekonomia online, një autobus me fëmijë serbë nga Kosova, është aksidentuar në Kralevë, gjatë kthimit pas ekskurzionit të organizuar po nga Milan Radojiçiq. Zëvendësdrejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Studenicës, Milan Maksimoviq, ka konfirmuar se fëmijët e lënduar nga përplasja në afërsi të Kralevës janë mirë, se njëri tashmë është liruar për trajtim shtëpiak. Anise siç shtoi ai tre mbeten në spital deri nesër për vëzhgim. Sikur Kosova ashtu edhe ndërkombëtarët i kanë bërë thirrje Serbisë që autorët e sulmit terrorist në Banjskë të Republikës së Kosovës, të nxirren para drejtësisë. Kërkesa specifikisht kishte të bënte me dorëzimin dhe ekstradimin në Kosovë të kryeterroristit, Milan Radojiçiq, i lartpërmenduri se organizoi ekskurzion për nxënës e dikur prirës i sulmit që la të vrarë policin tashmë hero, Afrim Bunjakun. Askush nga autoritetet e Republikës së Kosovës apo respektivisht nga Ministria e Arsimit ende nuk është deklaruar mbi këtë zhvillim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 4 orë më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 6 orë më parë