Kurti pret sot në takim liderët e partive politike NULL NULL 28.06.2025 07:12 28.06.2025 07:12 Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot me fillim nga ora 16:00 pret në takim të përbashkët liderët e partive politike. Ftesa e Kurtit për takim të përbashkët me liderët e partive të tjera erdhi pas aktgjykimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me situatën bllokuese në Kuvendin e Kosovës. Ndryshe, Gjykata Kushtetuese vendosi se deputetët janë të detyruar që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova PDK sqaron Aktgjykimin e Kushtetueses: Partia e parë s’ka të drejtë të bllokojë procesin 22 minuta më parë
Kosova “Nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër”, si u shkrepën plumbat dje në Prishtinë? 3 orë më parë
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 17 orë më parë