Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryetari i Vushtrrisë bën thirrje për funksionalizim sa më të shpejtë të institucioneve

NULL NULL
29.08.2025 10:45
Ferit Idrizi, kryetari i Vushtrrisë

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë thirrje që përfaqësuesit legjitim të Kosovës, të formojnë sa më shpejtë institucionet e vendit.

Në emisionin “Fol me Arin”, Idrizi thotë se nuk është aspak e kënaqshme situata e krijuar në vend, transmeton Klankosova.tv.

“Edhe unë, si çdo qytetarë i shohim këto zhvillime jo të kënaqshme, dhe dëshirojmë që sa më parë përfaqësuesit legjitim, të cilët e kanë marrë votën e qytetarëve të iu përgjigjen detyrave dhe obligimeve që dalin nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, dhe t’i themelojnë sa më parë institucionet”, u shpreh Idrizi.

Ai thotë se në vitin e tij të fundit të mandatit të tij, projektet që janë nisur, janë në prag të përfundimit, ani pse sipas tij, ka pasur shumë vështirësi në realizimin e tyre.

lajme të ngjashme