Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryetari i sindikatës ‘’Trepça’’: Që dy muaj minatorët pa paga dhe trajtim, qeveria ka ndërprerë komunikimin

NULL NULL
29.07.2024 18:28
Kryetar i sindikatës “Trepça”, Ibrahim Jonuzi
Kryetar i sindikatës “Trepça”, Ibrahim Jonuzi

Kryetar i sindikatës “Trepça”, Ibrahim Jonuzi sot në “Info Magazine” në Klan Kosova ka bërë ditur se minatorët që dy muaj nuk i kanë marrë pagat e as shujtat ushqimore.

Ai është shprehur se janë të shqetësuar dhe tha se Qeveria e Kosovës e ka ndërprerë pothuajse gjithë komunikimin, përcjell Klankosova.tv.

“Minatorët tash thuajse dy muaj nuk i kanë marrë pagat e as shujtat ushqimore, mirëpo është shqetësuese kjo gjendje, se si Qeveria e Kosovës po heziton dhe ka ndërprerë pothuajse gjithë komunikimin dhe nuk po shohim ndonjë zgjidhje”.

“Nuk është bërë ndonjë hapësirë për të dalur nga kjo situatë, e për neve është shumë shqetësuese”, është shprehur ai.

lajme të ngjashme