Kryetari i sindikatës ‘’Trepça’’: Që dy muaj minatorët pa paga dhe trajtim, qeveria ka ndërprerë komunikimin NULL NULL 29.07.2024 18:28 29.07.2024 18:28 Kryetar i sindikatës “Trepça”, Ibrahim Jonuzi Kryetar i sindikatës “Trepça”, Ibrahim Jonuzi sot në “Info Magazine” në Klan Kosova ka bërë ditur se minatorët që dy muaj nuk i kanë marrë pagat e as shujtat ushqimore. Ai është shprehur se janë të shqetësuar dhe tha se Qeveria e Kosovës e ka ndërprerë pothuajse gjithë komunikimin, përcjell Klankosova.tv. “Minatorët tash thuajse dy muaj nuk i kanë marrë pagat e as shujtat ushqimore, mirëpo është shqetësuese kjo gjendje, se si Qeveria e Kosovës po heziton dhe ka ndërprerë pothuajse gjithë komunikimin dhe nuk po shohim ndonjë zgjidhje”. “Nuk është bërë ndonjë hapësirë për të dalur nga kjo situatë, e për neve është shumë shqetësuese”, është shprehur ai.