Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryetari i Podujevës shpreh ngushëllime për të riun që vdiq në Gjermani

NULL NULL
14.06.2025 10:50
Ardian Dushkolli është 18-vjeçari shqiptar që vdiq tragjikisht në një liqe në Gjermani.

Ardian Dushkolli është 18-vjeçari shqiptar që vdiq tragjikisht në një liqe në Gjermani.

Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur familjarët e të ndjerit, transmeton Klankosova.tv.

“Miq e shokë, ka ndërruar jetë Ardiani, vëllai jonë, në ujë në një liqe të Gjermanisë”, shkroi Berat Osmani, familjar i të ndjerit.

Për ndarjen nga jetë e të të riut ka shkruar dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Ardian Dushkollit. Kjo humbje e papritur dhe e rëndë na mërziti të gjithëve”.

“Në këto çaste të vështira, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Dushkolli. Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë dhe durim për ta përballuar këtë dhimbje!”, ka shkruar Bulliqi në facebook.

 

Raportohet se një 18-vjeçar nga Kosova është mbytur në një liqe në Gjermani

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.