Kryetari i Morbahut – Kosovari habitet sa lehtë fitoi në Gjermani NULL NULL 01.12.2024 20:46 01.12.2024 20:46 Arianit Besiri Në Kosovë vjen goxha shpesh. Por, vendbanim të përhershëm Arianit Besiri nga Mitrovica e ka Gjermaninë, që kur mërgoi atje si njëvjeçar, raporton Klan Kosova. Vizitën e fundit në qytetin e lindjes e bëri këtë javë si kryetar i komunës Morbah. 31-vjeçari i fitoi bindshëm zgjedhjet për këtë post. Por këtë nuk e kishte pritur. Në qytetin të cilin do e drejtojë vetë tani e tutje nuk është se ka numër të madh të shqiptarëve. Megjithatë, mitrovicasi që filloi të merret me politikë në vitin 2021, pohon se u mbështet shumë nga gjermanët, 60.2 për qind e të cilëve ia dhanë votën. Votuesve të tij përshtypje u bëri programi i tij për shëndetësinë. Kjo është hera e parë që në historinë e shtetit evropian një kosovar menaxhon me një komunë gjermane. Mandati i Besirit në krye të Morbahut do të jetë pesëvjeçar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 16 orë më parë
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 21 orë më parë