Kryetari i Listës Serbe ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale? NULL NULL 17.06.2025 14:16 17.06.2025 14:16 Foto: RTS Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, raportohet se është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Intervistimi i Elek nga PSRK-ja do të bëhet nesër nga ora 13:30, shkruan Kossev transmeton Klankosova.tv. Marrja në pyetje e kreut të LS-së ka të bëjë me protestat dhe barrikadat e vendosura në veri në vitin 2022. Ftesa për të u konfirmua nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pas një takimi në Bruksel. Sipas tij ftesa të ngjashme kishin marrë edhe Igor Simiq dhe serbë të tjerë, të akuzuar për terrorizëm. Derisa intervistimi i paraparë më 4 qershor është shtyrë në një datë brenda muajit. Ende nuk dihet se në çfarë cilësie do të intervistohet Zllatan Elek. Por, nga subjekti i tij siç shkruan Kossev, është konfirmuar se Elek do të paraqitet për intervistim./Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani pas takimit me homologun hungarez: Potenciali i bashkëpunimit mes nesh është i madh 3 orë më parë