Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Çekisë uron Konjufcën

NULL NULL
20.01.2020 17:49

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka pranuar telegram urimi nga kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë, Radek Vondrácek, me rastin e zgjedhjes në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Vondrácek, në letrën e urimit, pret që bashkëpunimi i dy vendeve të vazhdojë edhe në të ardhmen, transmeton Klan Kosova.

“Jam i lumtur që mora lajmin për zgjedhjen tuaj kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ju lutem, pranoni urimet më të mira dhe më të sinqerta. Shkëlqesia e Juaj, ju uroj shëndet dhe suksese në postin tuaj me përgjegjësi”.

“Pres bashkëpunim i cili sigurisht do të na shpie në forcimin e marrëdhënieve jo vetëm në mes të institucioneve parlamentare që ne përfaqësojmë, por edhe në mes të dy shteteve tona.  Shkëlqesia e juaj, ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë”.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.