Kryetari i Deçanit një muaj më parë tha se uji nuk është i helmuar, dje tha se kjo gjë ndodhi për herë të dytë NULL NULL 13.07.2021 10:46 13.07.2021 10:46 Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj më datën 4 qershor (një muaj më parë), përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka folur për situatën e krijuar atje se uji i pijes është i helmuar ku ketë deklaratë ai e quan dezinformatë. Ramosaj thotë se një gjë e tillë është dezinformatë pasi që Kompania Rajonale “Hidro Drini” dega në Deçan i kanë bërë analizat e ujit dhe ka rezultuar që uji të jetë në parametrat e standardes. Ndërsa, të hënën më 12 korrik, i pari i Deçanit në një konferencë për media ka folur pas situatës së re ku dyshohet se qindra qytetarë janë helmuar nga uji i pijes duke thënë se kjo është hera e dytë që paraqitet një rast i tillë. “Dy herë brenda një muaji e kemi pasur situatën e njëjtë kështu që po na shtynë që të mendojnë që kjo është diçka e qëllimshme. Por, le të mbetet në dorën e Prokurorisë së Shtetit që t’i zhvillojë hetimet. Nëse vërtetohet se ka pasur helmim atëherë ne ndaj Ujësjellësit Regjional “Hidrodrini” do të marrim masat ligjore në fuqi të shtetit të Kosovës”, u shpreh dje Ramosaj në konferencë për media, transmeton Klankosova.tv. Tutje, gjatë ditës së djeshme Ramosaj tha se dyshohet se një gjë e tillë është e qëllimshme dhe se tashmë 10 fshatrave ua kanë ndërprerë furnizimin me ujë të pijes. Ramosaj: Dyshohet se helmimi mund të jetë i qëllimshëm, po i presim analizat biologjike (VIDEO)