Kryetari i "Nasa Inicijativa": Qëllimi i protestës është kundërshtimi i uzurpimit të vendeve të garantuara në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i “Nasa Inicijativa”: Qëllimi i protestës është kundërshtimi i uzurpimit të vendeve të garantuara në Kuvendin e Kosovës

NULL NULL
2 months më parë

Të martën më 2 mars në orën 12:00 në Prishtinë nën organizimin e Iniciativës boshnjake “Nasa Inicijativa” do të protestohet nga komunitetet jo shumicë.

Kjo protestë ka të bëjë me kundërshtimin e uzurpimit të vendeve të garantuara në Kuvendin e Kosovës.

Kështu i tha Klan Kosovës Osman Dzudzevic, kryetari i “Nasa Inicijativa”.

Dzudzevic tha se kjo protestë është e hapur edhe për komunitetet e tjera dhe shoqërinë civile.

“Protesta është e organizuar nga “Nasa Inicijativa” por do të marrin pjesë edhe komunitetet e tjera joshumicë. Protesta është e hapur edhe për shoqërinë civile. Qëllimi i protestës është kundërshtimi i uzurpimit të vendeve të garantuara në Kuvend nga manipulimi i zgjedhjeve. Pra, janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë ata që e kundërshtojnë manipulimin e procesit zgjedhor të 14 shkurtit, në mënyrë që të mos kemi keqpërdorime në të ardhmën”.

Ditë më parë kryetarja e Unionit Socialdemokrate, Duda Balje, e ka akuzuar Adriana Hoxhiqin nga Partia Komuniteti i Bashkuar se kanë fituar vota duke bashkëpunuar me Listën Serbe.

Në këtë zgjedhje problem ka paraqitur partia e Adriana Hoxhiq dhe një parti tjetër e komunitetit rom, pasi kanë marrë vota në komunat me shumicë serbe, që nuk fakt nuk ka komunitete tjera me shumicë që banojnë në këto lokalitete.

Balje tha në Klan Kosova se po tentohet që të krijohen komuna boshnjake që t’i bashkangjiten Asociacionit të Komunave Serbe.

Njoftimi i plotë:

https://www.facebook.com/events/2920973734893612