Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së presin në takim misionin vëzhgues të zgjedhjeve nga BE-ja NULL NULL 10.01.2025 11:52 10.01.2025 11:52 Një delegacion i Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, të cilët do të vëzhgojnë nga afër zgjedhjet e 9 shkurtit qëndruan gjatë ditës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Fillimisht, delegacioni i MVZ nga BE, i kryesuar nga Zëvendësi i këtij misioni, Thomas Boserup, u takuan me Kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ndërkaq më pas u takuan edhe me anëtarët e KQZ-së, Sami Kurteshi, Ilir Gashi, Alban Krasniqi dhe Ibrahim Selmonaj. Gjatë takimit të parë, kryesuesi Radoniqi, i uroi mirëseardhje në Kosovë vëzhguesve nga Bashkimi Evropian dhe i informoi lidhur me përgatitjet që është duke i zhvilluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen pas një muaji. Po ashtu, Radoniqi shprehu rëndësinë e madhe që ka për KQZ-në vëzhgimi i zgjedhjeve, pasi në këtë mënyrë do të rritet besueshmëria në procesin zgjedhor dhe se gjetjet e vëzhguesve do të merren seriozisht nga KQZ, ashtu si në të kaluarën. Nga ana e tij, Zëvendësi i Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Thomas Boserup, tha se ky mision do të vëzhgojë procesin zgjedhor në Kosovë, para, gjatë dhe gjithashtu pas zgjedhjeve. Delegacioni i Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga BE u takuan edhe me anëtarët e KQZ-së, Sami Kurteshi, Ilir Gashi, Alban Krasniqi dhe Ibrahim Selmonaj, me të cilët diskutuan rreth procesit përgatitor të zgjedhjeve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 2 orë më parë