Kryeshefi i KOSTT-it nuk garanton se do të kemi rrymë gjatë festës së Vitit të Ri (VIDEO) NULL NULL 27.12.2024 19:35 27.12.2024 19:35 Kryeshefi ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), Evetar Zeqiri, nuk ka garantuar se Viti i Ri do të kalojë me rrymë. Në emisionin Kiks Kosova në Klan Kosova, ai tha se nuk e di saktësisht se si do të jetë situata, mirëpo tha se kanë bërë apel te qytetarët që ta kursejnë energjinë elektrike në këtë periudhë, raporton Klankosova.tv. “Nuk e di saktësisht se si do të jetë situata, por kemi bërë apel dhe lutje te qytetarët që të bëhet një racionalizim sa më i madh i energjisë elektrike, të paktën këtë periudhë dhe ditët e para të janarit kur konsumi historikisht është më i lartë. Këtë vit është më i lartë se vitet tjera”, deklaroi Zeqiri. Mes tjerash, ai tha se prodhimi i energjisë elektrike është sipas planeve, por shtoi se ka rritje të konsumit prej 30-40 për qind. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Ia shkunda kokën dhe i thash zgjohu”, rrëfimi i policit për natën tragjike në Lipjan 46 minuta më parë
Kosova Komandanti i Policisë në Lipjan e konfirmon për Klankosova.tv: Ofrova dorëheqje, s'jam shkarkuar 3 orë më parë