Kryerabini i Britanisë: Veprimet e Izraelit në Gaza nuk janë gjenocid NULL NULL 21.01.2024 21:34 21.01.2024 21:34 Sir Ephraim Mirvis Lufta në Gaza nuk po i duket gjenocid kryerabinit të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Ephraim Mirvisit. Ai tha se përdorimi i fjalës “gjenocid” për të përshkruar veprimet e Izraelit në Gaza është një “përvetësim gjithnjë e më i shpeshtë dhe i pandershëm i termit”. Kryerabini tutje tha se përdorimi i termit ishte një “përmbysje morale, e cila minon kujtesën e krimeve më të këqija në historinë njerëzore” dhe ishte krijuar për të “shqyer plagën ende të hapur të Holokaustit”. Në fillim të këtij muaji, gjykata ndërkombëtare e drejtësisë e OKB-së në Hagë dëgjoi se Izraeli kishte shfaqur qëllime ‘të frikshme’ dhe ‘të pakundërshtueshme’ për të kryer gjenocid në Gaza. Afrika e Jugut, e cila ka ngritur çështjen, pretendoi “dhunë të rëndë dhe akte gjenocidale” nga vendi, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv. Izraeli e ka përshkruar rastin si të pabazë dhe ka akuzuar Afrikën e Jugut për paraqitjen e një pikëpamjeje ‘thellësisht të shtrembëruar’ të armiqësive, ‘mezi të dallueshme’ nga ajo e Hamasit.