Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryeprokurori Smith: Nuk ngrisim akuza ndaj UÇK-së, përgjegjësia e Salih Mustafës është vetjake (VIDEO)

NULL NULL
15.09.2021 10:59

Kryeprokurori i Prokurorisë së Specializuar të Dhomave të Specializuara të Kosovës, Jack Smith,  e ka quajtur ditë të rëndësishme nisjen e procesit të parë gjyqësor në këtë institucion.

Ai në fjalën e tij ka thënë për të akuzuarit Sali Mustafa se të gjitha viktimat e krimeve që ai dyshohet se i ka kryer janë me kombësi shqiptare, njofton Klankosova.tv.

“Mustafa ka shelur ligjet e luftës dhe ligjet ndërkombëtare për mbrojtje të individëve. ZPS nuk ngrit akuza ndaj UÇK-së as luftës së bërë për pavarësi”.

“Ata që janë përpjekur t’i frikësojnë dëshmitarët, kanë pretenduar se këto gjyqe bëhen kundër popullit të Kosovës dhe kjo nuk është e vërtetë. Fakti që populli i Kosovës vendosi ta krijojë këtë institucion përbën dëshmi për angazhimin e shtetit ligjor. Ky gjyq ka të bëjë me përgjegjësi vetjake të Mustafës veprimet e të cilit kanë shkaktuar vuajtje në trupat dhe mendjet e viktimave që kanë vuajtur nga këto veprime”.

Smith ka thënë se arsyeja  e krijimit të Gjykatës Speciale është atmosfera e frikësimit të dëshmitarëve që sipas tij ekziston edhe sot.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.