Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryeparlamentarja sllovene: E mbështesim anëtarësimin e Kosovës në çdo mekanizëm të BE-së

NULL NULL
01.07.2024 12:38
Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakocar Zupancic.
Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakocar Zupancic.

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar-Zupançiq, është shprehur e kënaqur me vizitën e saj sot në Prishtinë, dhe takimin e pritjen që e pati nga homologu i saj, Glauk Konjufca.

Ajo, në një konferencë për media, ka theksuar se Sllovenia do të mbështesë Kosovën në të gjiha rrugëtimet e saja për anëtarësim në mekanizmat evropian.

“Do të përmirësojmë bashkëpunimin mes dy parlamenteve. Sllovenia do të mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj për anëtarësim në BE, dhe drejt fushave të ndryshme legjislative”.

“Sllovenia është një mike e Kosovës dhe do të mbështesim kështu. Sllovenia do të ju mbështesë për të gjitha përpjekjet e juaja për anëtarësim në mekanizma të tjerë”, ka thënë Klakoçar-Zupançiq. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.