Kryeparlamentari Konjufca ngushëllon familjen Baruti, për vdekjen e ish-deputetit NULL NULL 12.04.2021 15:43 12.04.2021 15:43 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar familjen Baruti, pas lajmit për vdekjen e ish-deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Blerimit. Konjufca tha se Baruti, gjatë punës së tij si deputet i Kuvendit të Kosovës, dha kontribut të çmuar në hartimin e legjislacionit në interes të qytetarëve, njofton Klan Kosova. “Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Legjislaturës së Parë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Blerim Baruti. Në këtë moment dhimbjeje, familjes së tij, miqve e bashkëpunëtorëve të tij u shpreh ngushëllime në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me përgatitje dhe përvojë të spikatur profesionale, Baruti, gjatë punës së tij si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka dhënë një kontribut të çmuar në hartimin e legjislacionit në interes të qytetarëve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në telegramin e kryeparlamentarit Konjufca. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 13 orë më parë