Kryeministrja daneze flet pasi e sulmuan: Jam e tronditur… NULL NULL 09.06.2024 09:46 09.06.2024 09:46 Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen është deklaruar për media pas sulmit ndaj saj. Përmes një mesazhi në Instagram, Frederiksen tha se është mirë dhe falënderoi njerëzit për mbështetjen dhe mesazhet, shkruan Klanksova.tv “Jam e pikëlluar dhe e tronditur nga ngjarja e djeshme, por jam mirë. Kisha nevojë për “paqe dhe qetësi” dhe për të qenë me familjen time. Zonja Frederiksen, 46 vjeçe, është udhëheqëse e Social Demokratëve të Danimarkës, partia më e madhe në qeverinë e koalicionit të Danimarkës. Ajo u bë kryeministre në vitin 2019 pasi mori drejtimin e partisë së qendrës së majtë katër vjet më parë. Kjo e bëri atë kryeministren më të re në historinë daneze.