Kryeministrja daneze ende nuk ndihet mirë pas sulmit NULL NULL 11.06.2024 18:33 11.06.2024 18:33 Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen. Foto: Getty Images Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, ka thënë se po përmbush detyrat e saj si lidere e vendit, por ende nuk është rikuperuar plotësisht pas sulmit në rrugë të javës së kaluar. “Unë nuk jam vërtet vetvetja ende”, tha Frederiksen në një intervistë për transmetuesin danez DR. Kryeministrja u godit nga një burrë që iu afrua asaj në qytetin e vjetër të Kopenhagës të premten në mbrëmje. “Ishte një sulm ndaj të gjithëve ne,” shtoi ajo. Ky sulm nuk u konsiderua i motivuar politikisht. Një 39-vjeçar polak, i cili u arrestua, u paraqit në Gjykatën e Frederiksberg për një seancë paraprake të shtunën. Ai u akuzua për dhunë ndaj një personi në shërbimin publik dhe mohon fajësinë, raportojnë mediat lokale, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.