Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryeministri Rama paralajmëron krizë të ngjashme si në vitin 1974

NULL NULL
31.03.2022 12:07

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se qeveria nuk do të risë çmimin e energjisë elektrike për familjet pavarësisht krizës.

Rama e krahasoi situatën me atë që Shqipëria ka kaluar në 1974 që sipas tij erdhi për shkak të “mungesës së furnizimit me naftë, me gaz, energji elektrike dhe mungesë furnizimi me ushqime”.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se në këtë krizë ka ndikuar lufta në Ukrainë dhe ka prekur të gjitha botën.

Ai tha se për shkak të krizës, Gjermania po detyrohet të hartojë një plan për kufizime në furnizimin me gaz.

“Çdo dalje për të mohuar se lufta në Ukrainë nuk ka ndikuar në rritjen e çmimeve është e pandershme. Fakti është që e gjitha bota është në të njëjtën situatë. Jo vetëm Evropa, por edhe Australia që është në fund të botës është në të njëjtën situatë”, tha kreu i qeverisë.

Rama tha se e gjithë Evropa ndodhet në një fazë kritike për nevojën për furnizim me energji elektrike, krizë që nisi para luftës.

“Kriza energjetike filloi para se të fillonte lufta. ishte shumë e qartë që kriza energjetike sponzorizohej nga faktori që solli luftën. Jemi në kushtet kur nuk flitet më për çmimet./Euronews.al

lajme të ngjashme