Kryeministri polak: Provokimet nga Wagneri do të rriten, po zhvendosen në krahun lindor NULL NULL 03.08.2023 19:47 03.08.2023 19:47 Grupi Wagner pretendon se ka hyrë në Bakhmut Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, tha se Wagneri po zhvendoset pranë krahut lindor të NATO-s, në mënyrë që ta destabilizojë aleancën ushtarake. Morawiecki tha se Wagneri tash ka nisur stërvitjet me ushtrinë e Bjellorusisë, duke bërë që Polonia të dërgojë rreth 1 mijë trupa më afër kufirit. “Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se numri i provokimeve do të rritet. Grupi Wagner është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe ata po zhvendosen në krahun lindor për ta destabilizuar atë”, tha ai, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se Bjellorusia i lejoi presidentit rus, Vladimir Putin, që të përdorte territorin e saj si pikënisje për pushtimin e Ukrainës, por nuk i ka angazhuar trupat e veta në luftë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shteti pagoi gjysmë milioni euro në 5 muaj për persona që u burgosën e arrestuan pa faj 1 orë më parë