Kryeministri Kurti takon antropologen Janet Reineck e “Kosova Ethno-Tour” NULL NULL 23.07.2024 18:39 23.07.2024 18:39 Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku,janë takuar me antropologen amerikane Janet Reineck dhe grupin me të cilin ka nisur një tur rreth Kosovës në kuadër të iniciativës “Kosova Ethno-Tour”. “Grupi do të qëndrojë për dy javë në vend, deri më datën 5 gusht. Gjatë kësaj periudhe do të vizitojnë peizazhe e pasuritë tona natyrore, përjetojnë kulturat tona ushqimore si dhe disa prej festivaleve që organizohen në lokacione të ndryshme gjatë kësaj periudhe”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë. “Kryeministri e falënderoi antropologen për kontributin që ajo po jep për shpërndarjen e njohurive në njohjen e vlerave kulturore e natyrore të vendit tonë dhe ardhjen e turistëve përmes programit të saj”. “Ai i uroi grupit qëndrim të mbarë e të këndshëm në Kosovë, duke shprehur dëshirën që ta njohin sa më shumë vendin tonë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë