Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryeministri i Kanadasë thotë se marrëdhënia e vjetër me SHBA-në ‘ka mbaruar’

NULL NULL
28.03.2025 13:51

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka deklaruar se marrëdhëniet tradicionale të vendit të tij me Shtetet e Bashkuara, të cilat janë bazuar në një integrim të thellë ekonomik dhe bashkëpunim të ngushtë në fushën e sigurisë dhe ushtrisë, kanë arritur fundin.

Në një deklaratë për mediat në Otavë, pas një takimi të kabinetit, Carney theksoi se kanadezët duhet ta “ri-imagjinojnë në themel” ekonominë e tyre përballë tarifave të reja të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Carney njoftoi se Kanadaja do të përgjigjet me tarifa hakmarrëse që synojnë të kenë një ndikim të konsiderueshëm në ekonominë amerikane, duke përmendur një vendim të fundit të Trumpit për të vendosur një taksë prej 25% për importet e veturave dhe pjesëve të automobilave, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo do të jetë një masë e përhershme”, theksoi Trump në një deklaratë të tij të ditës së mërkurë.

Kryeministri Carney, i cili udhëheq Partinë Liberale, e cilësoi marrëveshjen e vitit 1965 për produktet e makinerive si një nga marrëveshjet më të rëndësishme ndërmjet dy vendeve, por shtoi se ajo ka përfunduar për shkak të këtyre tarifave të reja. Ai theksoi se, pavarësisht këtyre tarifave amerikane, Kanadaja duhet të mbrojë industrinë e saj të veturave dhe apeloi për një bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë dhe komunitetit të biznesit për të gjetur mundësi për të ri-shikuar dhe ri-krijuar ekonominë kanadeze.

Në përfundim, Carney tha se e ardhmja e marrëdhënieve tregtare mes Kanadasë dhe SHBA-së mbetet e paqartë dhe se është e nevojshme të merren masa të shpejta dhe të koordinuara për të përballuar këtë situatë.

 

lajme të ngjashme