Lajmet e fundit

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka mirëpritur liderët shtetërorë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, i cili filloi këtë të premte në Selanik.
Mitsotakis kryeson takimin bashkë me ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias, teksa Greqia do t’ia dorëzojë kryesimin e radhës Malit të Zi nga 1 korriku.
Në takim, përveç krerëve të Evropës Juglindore, është gjithashtu presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ndërsa kancelari gjerman Olaf Scholz pritet t’i bashkohet darkës përmbyllëse.
Përpara fillimit të samitit, Mitsotakis u takua veçmas me tre krerët e shteteve ballkanike, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në takim me Osmanin, ata diskutuan për perspektivat e zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në sektorët e ekonomisë, energjisë, mbrojtjes së tragjëimisë kulturore, arsimit, turizmi, sportit, shëndetësisë e dixhitalizimit.
Mitsotakis nënvizoi mbështetjen e vendosur të Greqisë për perspektivat e anëtarësimit të Kosovës në BE, si pjesë e integrimit të Ballkanit Perëndimor, një synim strategjik afatgjatë i Greqisë.
Udhëheqësit nga vendet e Evropës Juglindore së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, takohen në Selanik si pjesë e një përpjekjeje ndërkombëtare për të ndërtuar mbështetje në rajon për iniciativat për të forcuar ushtrinë e Ukrainës dhe për të ulur varësinë në Ballkan nga gazi natyror rus.