Kryeministri Edi Rama takon Dua Lipën: Çfarë çike NULL NULL 23.07.2021 14:41 23.07.2021 14:41 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po ndihet krenar me këngëtaren shqiptare nga Prishtina, Dua Lipa, e cila thotë se ka kapur qiellin e botës muzikore dhe s’ka nevojë për koment. Rama shprehet përmes një reagimi në facebook, se Dua Lipa, është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e gjithë familjes së saj, përcjell klankosova.tv. ”DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju. Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 4 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 7 orë më parë