Kryeministri britanik i shqetësuar për përshkallëzimin në Lindjen e Mesme NULL NULL 18.06.2025 14:30 18.06.2025 14:30 Kryeministri Sir Keir Starmer Kryeministri britanik Keir Starmer i ka thënë Sky News se është ‘i shqetësuar’ për përshkallëzimin në Lindjen e Mesme. Kryeministri britanik foli dje me redaktoren politike të këtij mediumi, Beth Rigby, e cila e ndau një pjesë të intervistës ku dëgjohet Starmer të deklarohet për këtë çështje. Rigby ndan bisedën e saj tetëminutëshe me kryeministrin, ku Starmer pranon: “Jam i shqetësuar për përshkallëzimin. Jam i shqetësuar për përshkallëzimin në rajon.” Deklaratat e tij vijnë teksa Donald Trump thuhet se po shqyrton përfshirjen e drejtpërdrejtë në konfliktin Izrael – Iran. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.