Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryeministri australian fishkëllehet ndërsa nderohen viktimat e sulmit në Sidney

NULL NULL
21.12.2025 13:29

Kryeministri australian Anthony Albanese u fishkëllye nga një turmë e zemëruar e mbledhur në plazhin e famshëm Bondi të dielën për të nderuar viktimat e një sulmi me armë një javë më parë që synonte një aktivitet bregdetar të festivalit hebre të Hanukkah.

Kombi shënoi të dielën një ditë reflektimi për të nderuar 15 personat e vrarë dhe dhjetëra të plagosurit në sulmin nga dy persona të armatosur, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Me masa të rrepta sigurie dhe flamuj në gjysmë shtizë në ndërtesat qeveritare, një minutë heshtje u mbajt në orën 6:47 pasdite (07:47 GMT), kohën kur filloi sulmi.

 

 

lajme të ngjashme