“Kryeministër reago” NULL NULL 14.01.2017 12:09 14.01.2017 12:09 Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, që të reagojë dhe ta ndalojë dialogun me Serbinë, për shkak se shteti serb po sjell në Kosovë një tren në mënyrë ilegale, duke mos pyetur institucionet e Kosovës, njofton Klan Kosova. “Kryeministër reago! Pezulloje dialogun me Serbinë. Serbisë i duhet dhënë leksion. I duhet dhënë leksion shtetëror për të gjitha veprimet që bën karshi Republikës së Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook. “Muri, treni, fletarrestët ndaj qytetarëve të Kosovës janë vetëm disa nga arsyet pse Kryeministri i Kosovës në mënyrë urgjente duhet të ndërmarrë vendimin për pezullimin e dialogut”. “Politika e Kosovës duhet të unifikohet në qëndrimet shtetërore ndaj Serbisë, sepse Kosova çdo ditë po rrezikohet. Kryeministër reago”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025