Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Kryeministër, ku je, kthjellu”, Krasniqi kritikon Kurtin për mosprezencën e tij në Samitin në Tiranë

NULL NULL
29.02.2024 13:16
Memli Krasniqi
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. Foto nga arkiva

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për mosprezencën e tij në Samitin e përbashkët të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor i cili po mbahet në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se në vend se të jetë prezent në një samit kaq me rëndësi, Kurti ka zgjedhur që javën ta kalojë në Irlandë të Veriut, duke mbajtur ligjërata, siç tha ai, boshe e pa ndikim nëpër shkolla.

Kreu i PDK-së, tutje ka shkruar se sot, kryeministri i Kosovës vendin e ka pasur në Tiranë, në mesin e liderëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor e të Bashkimit Evropian.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Kryeministër, ku je?

Sot, në Tiranë po zhvillohet Samiti i përbashkët i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor me fokus në Planin e Rritjes – iniciativës për investime konkrete të BE-së në shtetet e rajonit tonë. Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan për periudhën 2024-2027 është 6 miliardë euro, e ku mundësia që Kosova të përfitojë qindra-miliona euro investime, është tashmë e konfirmuar.

Dhe pikërisht në këtë Samit, ndër më të rëndësishmit për shtetin tonë, Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos marrë pjesë. Në vend të tij, ai ka zgjedhur që javën ta kalojë në Irlandë të Veriut, duke mbajtur ligjërata boshe e pa ndikim nëpër shkolla.

Kjo papërgjegjësi dhe ikje nga obligimet e tij parësore si Kryeministër është e pabesueshme. Sot, Kryeministri i Kosovës vendin e ka pasur në Tiranë, në mesin e liderëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor e të Bashkimit Evropian.

Një gjë është e qartë: me këtë qasje të Kryeministrit Kurti, Kosova jo që nuk do të përfitojë investime të reja, mirëpo as sanksionet aktuale të vendosura nga BE ndaj shtetit tonë, nuk do të hiqen.

Një Kryeministër idhnak, i papërgjegjshëm e që vuan nga kompleksi i inferioritetit, fatkeqësisht për Kosovën, nuk do të arrijë të thelloj as raportet mbarë-shqiptare, e lëre më ato rajonale dhe evropiane.

Kryeministër, kthjellu!

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.