Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryediplomati kroat: Anëtarësimi i Kosovës në KiE eliminon një boshllëk të madh (VIDEO)

NULL NULL
26.06.2025 18:18

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Gërlliq Radman, në fjalimin e tij në Këshillin e Evropës ka zënë vend edhe Kosova.

Radman shprehu përkrahjen e Kroacisë për pranimin e Kosovës në këtë mekanizëm të rëndësishëm evropian.

Sipas tij, pranimi i Kosovës do të përfaqësonte një mundësi strategjike dhe hap të rëndësishëm drejt forcimit të vlerave evropiane në krejt kontinentin, transmeton Klankosova.tv.

“Aderimi i Kosovës do të eliminonte një boshllëk të madh në mbulimin kontinental të Këshillit të Evropës, duke siguruar standarde të njëjta të të drejtave të njeriut në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë kryediplomati kroat transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.