Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krusha shënon ditën e gjenocidit (VIDEO)

NULL NULL
15.01.2021 20:47

Në Krushë të Madhe të Rahovecit sot është shënuar dita e gjenocidit serb kundër popullatës shqiptare.

Në këtë fshat ku mbetën të vrarë 241 banorë dhe 64 rezultojnë të zhdukur  u mblodhën banorët.

Atyre iu priu zëvëndës kryeministrja në detyrë Albulena Balaj-Halimi bashkë me të parin e Rahovecit Smajl Latifin.

Të dy këta kërkuan që vrasësit e krushjanëve të pafajshëm të marrin dënimin e merituar, derisa e panë shqetësuese faktin se ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen në burgje të Hagës kurse kryesit e krimeve ndaj kosovarëve po lëvizin të lirë.

Kronikë nga Qëndresa Sinani

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.