Krujë: Vrau me armë zjarri 48-vjeçarin pas konfliktit, arrestohet i dyshuari NULL NULL 11.04.2026 18:45 11.04.2026 18:45 Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar 33-vjeçarin Eduart Afmataj i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit Artur Çangu, gjatë një konflikti për motive të dobëta në fshatin Verjon të Krujë. Sipas policisë, pas ndjekjes kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në zonën e quajtur “Bruz-Mal”, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv 33 vjeçari Afmataj banues në Verjon, dyshohet se një ditë më parë ka qëlluar me armë dhe ka vrarë shtetasin Çangun duke u larguar më pas nga vendi i ngjarjes. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.