Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KRU Prishtina: Tri qytete dhe një pjesë e Prishtinës mbesin pa ujë, shkak punimet në “Ibër Lepenc”

NULL NULL
14.06.2025 09:18
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Në fabrikën “Shkabaj” prej të cilës furnizohen me ujë të pijshëm Fushë Kosova, Obiliqi, Drenasi dhe lagjja “Kalabria” në Prishtinë, do të ndërpritet furnizimi me ujë.

Kjo pasi sipas Kompanisë Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”, punimet teknike në kanalin e Ibër Lepencit kanë shkaktuar nivel të lartë të turbullirave, nivel ky që e bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije, transmeton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit, furnizimi me ujë në lagjet tjera të Prishtinës do të ketë ndikimi minimal.

“Si shkak i punimeve teknike në kanalin e Ibër Lepencit, kemi nivel të lartë të turbullirës, nivel që bën të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë. Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, jemi të detyruar të ndërpresim punën në fabrikën në Shkabaj nga e cila bëhet furnizimi me ujë të pijshëm për Fushë-Kosovën, Obiliqin, Drenasin dhe lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë (një pjesë). Theksojmë se furnizimi me ujë në lagjet tjera të Prishtinës do të ketë ndikim minimal”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.