KRU “Hidroregjioni Jugor” me aksion për shkyçje të konsumatorëve të rikyçur ilegalisht në ujësjellës (VIDEO) NULL NULL 17.06.2025 07:44 17.06.2025 07:44 Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndërmarrë një aksion të organizuar ditën e sotme, duke filluar nga ora 09:00, për shkyçjen e konsumatorëve që janë të lidhur në mënyrë të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, si dhe të atyre që kanë borxhe të akumuluara dhe nuk i kanë përmbushur obligimet e tyre financiare për një kohë të gjatë. Zyrtarët e KRU-së bëjnë thirrje që konsumatorët të shlyejnë borxhet dhe të largohen vullnetarisht nga lidhjet ilegale, në mënyrë që të shmangin masat ndëshkuese dhe procedurat ligjore të parapara me legjislacionin në fuqi, njofton Klankosova.tv. Aksioni do të zhvillohet në zona të ndryshme të mbulimit të kompanisë, në përputhje me planifikimin e ekipeve teknike dhe menaxheriale. Ndiqni detajet shtesë, nga gazetari Nuhi Salihu, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.