Kroos, Ronaldos: Të gjitha të mirat, legjendë! NULL NULL 10.07.2018 19:08 10.07.2018 19:08 Ylli i Real Madridit, Toni Kroos, ka nderuar Cristiano Ronaldo-n, pas largimit të këtij të fundit pas nëntë vjetësh të kalura te gjiganti spanjoll. Pesë herë Topi i Artë u largua në drejtim të Juventusit, duke i dhënë fund një epoke tejet të suksesshme te mbretërit. “Vendimtar për trofetë që i fituam në vitet e fundit. Një kampion i vërtetë. Ishte kënaqësi të luaj me ty. Të gjitha të mirat, legjendë!”, ka shkruar ish-bashkëlojtari i tij, Kroos.