Kriza në Ukrainë ia shton Kosovës misrin e patatet (VIDEO) NULL NULL nga Haris Ademi 23.05.2022 20:14 nga Haris Ademi 23.05.2022 20:14 30 tonë pleh artificial u shpërndanë të hënën për 150 bujq mitrovicas. Komuna thotë se e ka shtuar përkrahjen për ta, por paralel është rritur edhe interesimi, pasi toka po punohet më shumë sivjet. Sipas drejtorit të Bujqësisë, Ferdi Kadriu, kërkesat për pagesa direkte te pushteti lokal janë rritur për rreth 10 për qind. Sipas tij, patatja është kultura kryesore sivjet, që po mbillet mjaft në zonën e Shalës së Bajgores, njofton Klan Kosova. Kriza që vjen prej luftës në Ukrainë duket të jetë një nga arsyet e forta pse bujqit i kanë zgjeruar tokat e punuara. Veç kësaj, Kadri Sylejmani thotë se as me fitim nuk pritet të dalin keq. Situatë e njëjtë është edhe në Vushtrri. Kryetari Ferit Idrizi thotë se sipërfaqet e mbjella janë shtuar për rreth 7 për qind, kurse komuna i ka dyfishuar subvencionet për bujqit. Vetëdija për ta punuar tokën është vërejtur edhe në pjesë tjera të vendit. Shembull për këtë është fshati Krajkovë i Drenasit, ku sivjet kanë mbetur fare pak djerrina. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025