Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kriza në Lindjen e Mesme: Anulohet ndeshja Spanjë-Argjentinë?

NULL NULL
02.03.2026 17:19

Ndeshja “Finalissima” mes Spanjës dhe Argjentinës, e planifikuar të zhvillohet më 27 mars në Katar, është vënë në pikëpyetje për shkak të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Situata e tensionuar në rajon ka detyruar autoritetet vendase të ndërmarrin masa të menjëhershme sigurie, duke pezulluar përkohësisht të gjitha aktivitetet sportive në vend.

Sipas raportimeve, vendimi erdhi pas zhvillimeve të fundit që përfshijnë sulme dhe kundërpërgjigje ushtarake në rajon, çka ka rritur nivelin e alarmit edhe në Katar. Si pasojë, qeveria ka urdhëruar ndërprerjen e eventeve sportive, ndërsa hapësira ajrore e vendit është mbyllur përkohësisht.

Pezullimi prek drejtpërdrejt edhe dy ndeshjet e përfaqësueses së Spanjës të drejtuar nga Luis De la Fuente, përfshirë përballjen me Argjentinën dhe një miqësore kundër Egjiptit. Gjithashtu janë anuluar ose shtyrë edhe sfida të tjera ndërkombëtare, si Arabia Saudite–Egjipt, Katar–Serbi, Serbi–Arabia Saudite dhe Katar–Argjentinë.

Federata e Futbollit të Katarit ka bërë të ditur përmes një komunikate se datat e reja do të publikohen sapo situata të stabilizohet. Ndërkohë, federatat e Spanjës dhe Argjentinës janë në pritje të vendimeve zyrtare, pasi fundi i muajit mars konsiderohet si periudha e fundit e lirë në kalendar para angazhimeve madhore ndërkombëtare.

Mbetet për t’u parë nëse “Finalissima” do të zhvendoset në një vend tjetër apo do të shtyhet për një datë të mëvonshme, në varësi të zhvillimeve të mëtejshme në rajon. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme